Bazuar në shenjën e horoskopit, si të shijoni ditët në karantinë
Duke qenë se prej shumë ditësh kemi hequr dorë nga jeta sociale si pasojë e pandemisë, ruajtja e marrëdhënieve me njëri-tjetrin është bërë sfidë më vete. Cila është mënyra më e mirë për të mos e ndjerë "distancimin fizik"?! I kthehemi universit dhe shenjave të tij!

Dashi- Sfida në karantinë

Llogaria juaj e Instagram-it duhet të jetë e mbushur me postime dhe story sfidash! Si njeri sfidues që jeni, kënaqësinë e merrni nga veprimi, protagonizmi kështu që vazhdoni. Merrni pjesë në sa më shumë sfida virtuale të jetë e mundur dhe mos harroni të inkurajoni miqtë, pra mos harroni të bëni tag.

Demi- Netflix

Vishni pizhamet e preferuara dhe direkt në krevat. Keni marrëdhënie të përkryer me Netflix-in, por si thoni sikur t'i ktheheni librave? Ka shumë club-e virtuale librash në të cilat mund të merrni pjesë dhe në këtë mënyrë, krijoni edhe miqësira të reja.

Binjakët- Meme

Në kohë të vështira si këto ju doni meme-t pranë vetes. Binjakët janë mjeshtër meme-sh prandaj miqtë mezi i presin kur i dërgoni ndonjë. Bëj një koleksion meme-sh dhe hap një grup chat-i. S'do ta ndjeni më stresin e karantinës.

Gaforrja- Email-e?

Ju vdisni t'i ktheheni herë pas here metodave të vjetra prandaj, meqë keni kohë mjaftueshëm shprehjani dashurinë miqve përmes ca email-ve interesante. Të personalizuara, mos harroni!

Luani-Karaoke party

Mbreti festës dhe i gjithçkaje tjetër! Ju jeni i pari që duhet të nisni organizime të tilla virtuale që në fund, e gjithë merita të shkojë për ju! Një karaoke online me miqtë më të mirë është super ide.

Virgjëresha- Aktivitet fizik

Të ruash një rutinë të shëndetshme fizike është shumë e rëndësishme për ju. Këtë mund ta bëni edhe duke ftuar miqtë tuaj në të njëjtën kohë.

Peshorja- Një gotë në Zoom me shoqërinë

Asgjë s'ju mban larg nga të qënit social, madje as koronavirusi. Prandaj, inkurajo grupin dhe ftoji për një "gotë" në Zoom, sigurisht. Bëni pak make up, merrni nga një gotë vere dhe zëre se dolët.

Akrepi- Facetime ose WhatsApp

Të ruash marrëdhëniet me njerëzit më të afërt është shumë e rëndësishme për ty. Prandaj sigurohuni që gjatë këtyre ditëve të flisni dhe të shiheni me të dashurit tuaj. Kamera e bën bisedën edhe më intime, prandaj mos ngurroni.

Shigjetari-Instagram Live

Si shenjë me shumë personalitet është mëkat t'i fshihesh botës vetëm se ke ngecur brenda shtëpisë. Ti gjithmonë ke diçka interesante për të thënë, kështu që thuaje. Do t'i gëzoje të gjithë me energjinë dhe lumturinë që përcjell, edhe virtualisht.

Bricjapi- Një lojë në grup

Hiqe pak mendjen nga stresi i gjithë kësaj që po ndodh dhe ktheji gjërave të vjetra. Siç mund të jetë një lojë në grup me shoqërinë, vetëm se kësaj here në mënyrë virtuale.

Ujori-Mos ju ndaj rrjeteve sociale

Kjo është koha më e mirë për të bërë shoqëri të reja- virtuale. Mbaje veten të zënë duke ndërvepruar në rrjete sociale me njërëz të rinj prej të cilëve mund të mësosh diçka. Ndoshta gjen njerëz po aq pasionantë sa ti dhe kjo do t'ju zbukurojë ditën.

Peshqit-Bëhuni krijues

Shprehja e vetes përmes artit është gjithnjë terapi për Peshqit, kështu që merruni me gjëra krijuese. Po qarkullojnë shumë sfida arti gjatë karantinës dhe mund t'i bashkoheni sapo të keni lexuar këtë.

Burimi: Bustle
Shtuar më 31/03/2020, ora 20:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori