Para se të nisni blerjet, mendoni fillimisht për modelin që ju përshtatet më shumë me format tuaja trupore. Eshtë mënyra e vetme për të nxjerrë në pah më të mirën tuaj!
Trupi në formë molle
Për të fshehur rrumbullakësinë dhe kilet e tepërta, perfekte janë rrobat e banjës të plota (kostum i pandarë që përdoret zakonisht për notin në pishinë), por mos
zgjidhni modelin e ashpër dhe të ngurtë. Kushtojini vëmendje dekoltesë.
Trupi në formë dardhe
Në këtë rast vithet janë më të gjera dhe të rrumbullakëta, kështu që rrobat e banjës perfekt janë ato të plotat, por pa rripa, në mënyrë që të tregojë fizikun tuaj sensual.
Trupi në formë drejtëkëndëshi
Format e ngurta të kësaj tipologjie
trupi duhet të bëhen më të buta dhe sensuale. Bikini trekëndësh është ai i duhuri për këtë rast;
nëse keni pak gjoks
zgjidhni një copë me lule dhe me skaje të ngushta.
Gjoksi i vogël
Nëse keni gjoks të vogël, forma e rrobave të banjës perfekte është ajo pa rripa. Ky lloj kostumi është shumë i rehatshëm
nëse do ta
zgjidhni në masën tuaj. Po ashtu, ngjyrat e ndezura do t’ua shtojnë më shumë bukurinë e trupit, ndërsa gjoksi juaj do të duket më i madh. Por në rast se preferoni kostumet klasike,
zgjidhni atë në formë trekëndëshi.
Shpatulla të gjera
Nëse fiziku juaj është me shpatulla të gjera dhe të bollshme, modeli i duhur është ai që lidhet pas qafe, qoftë rroba banja të plota, qoftë bikini.
Gjoksi i madh
Nëse keni një dekolte të bollshme, padyshim kujdes duhet të tregoni më shumë për reçipetat. Modeli i duhur është ai në formë “ballkoni”: për më tepër, preferoni një me sup.
Shtuar më 03/07/2020,
ora 15:18