"Bashkëshorti im i jep më shumë rëndësi skuadrës së futbollit se shëndetit të fëmijës"
Një grua është shumë e shqetësuar pasi bashkëshorti i saj është distancuar dhe nuk i flet. E gjitha ndodhi se i mallkoi skuadrën e zemrës në finale. Gruaja e bëri këtë veprim pasi kishte vajzën sëmurë dhe bashkëshorti nuk e shoqëroi në spital sepse po shihte futboll.

Për këtë arsye, ajo kërkon ndihmën e psikologes Deidre që ti japë një zgjidhje kësaj situate në shtëpi.

Letra: Futbolli ka më shumë rëndësi sesa shëndeti i fëmijës tonë për bashkëshortin tim. Ai është 29 vjec, unë jam 30 dhe vajza jonë është 11 muajshe.

Ajo ishte sëmurë të shtunën e muajit të kaluar, kishte temeperaturë të lartë. Unë telefonova doktorin dhe më tha që ta coj vajzën në spital. Ishte 30 minuta larg dhe isha shumë e shqetësuar.

Bashkëshorti im tha se nuk mund të vinte sepse po shihte skuadrën e tij në finale. Isha shumë e zemëruar. I thashë se është një fëmijë dhe shpresova që skuadra e tij të humbte, dhe ashtu ndodhi.

Fatmirësisht vajza jonë është mirë por ai më thotë se kam dalë jashtë kontrollit. Që prej asaj dite nuk më ka folur më.

Deidre: Mua më duket sikur ndihet fajtor dhe kërkon të justifikohet. Supozo sikur gjërat do të kishin shkuar keq me vajzën e vogël? Një situatë e akullt dhe e heshtur nuk është një ambient i mirë për foshnjen, kështu që zgjidhni një vend të qetë për të folur dhe për tu sqaruar me njëri-tjetrin.

Sugjeroni që të shkoni mirë në të ardhmen, që shëndeti i familjes është më i rëndësishëm se futbolli, edhe nëse bëhet fjalë për një ndeshje të madhe.
Shtuar më 15/06/2019, ora 14:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori