Bamjet janë me vlera shëruese. E themi këtë pasi janë tepër të rëndësishme në ruajtjen e
nivelit normal të kolesterolit në
gjak, pastaj ndikojne në tretjen më të mirë të ushqimit si dhe stabilizojne nivelin e sheqerit në
gjak. Kjo bimë është shumë e pasur me fibra bimorë, që janë tepër të rëndësishme në ruajtjen e
nivelit normal të kolesterolit në
gjak.
Bamjet përmbajnë shumë minerale dhe
vitamina sidomos ato të grupit B, (mësë shumti B1, B2 dhe B6) që janë të rëndësishme për një shtatzëni të sigurt dhe të shëndetshme.
Vitamina C që është e pranishme në masë të madhe parandalon diabetin, përkatësisht zbut simptomat nëse sëmundja tashmë është shfaqur.
Vitamina C nga kjo bimë po ashtu ripërtërin lëkurën dhe nxit rigjenerimin e indeve dhe të qelizave dhe në këtë mënyrë përmirëson prodhimin e kolagjenit. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2014,
ora 17:07