Një
asteroid me madhësi sa një avion do të “fluturojë” të dielën, më 1 prill në afërsi të Tokës, por nuk ka frikë se ai do të ndeshet me tokën, ka njoftuar Agjencia amerikane për gjithësi NASA.
Asteroidi i quajtur
2012">
2012 EG5, i gjerë diku rreth 50 metra, do të fluturojë afër tokës rreth orës 09.35.
"
Asteroidi 2012">
2012 EG5, në mënyrë të sigurt do të kalojë përballë Tokës më 1 prill”, kanë shkruar në faqen e tyre në Twiter shkencëtarët e Programit për përcjelljen e asteroideve në NASA.
Ky
asteroid do t’i
afrohet Tokës më së shumti 230.000 kilometra, që është më pak se gjysma e largësisë të Tokës nga orbita e Hënes.
Asteroidi 2012">
2012 EG5 është i treti
asteroid relativisht i vogël, i cili i
afrohet tokës në 7 ditët e fundit.
Shtuar më 01/04/2012,
ora 16:14