Përfundon kontrolli i anijes me qymyr e adhur nga Kolumbia në Durrës, sa drogë u sekuestrua?

Kanë përfunduar kontrollet e ushtruara nga policia në anijen me qymyr, brenda së cilët u gjet një sasi kokaine.

Anija e ardhur nga Kolumbia u bllokua në portin e Durrësit disa ditë më parë, teksa pas  përfundimit të kontrolleve, mësohet se janë gjetur 59 kg kokainë e cila ështe sekuestruar.

Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar, teksa qymyri ishte porositur nga një kompani turke e cila operon në Shqipëri.