Askush nuk guxon t'ia nxjerrë në tavolinë, 3 ushqimet që mbretëresha nuk fut kurrë në gojë
Kur ishim të vegjël, një ndër shprehjet që përdornim për t'i ururar natën e mirë shokëve e shoqeve ishte ''Pafshi në ëndërr gjellëra pasanikësh ose gjellëra mbretërish! ''. Ndoshta me siguri keni dëshiruar edhe ju të uleni në poltronat e tyre dhe të shijoni fjalën e fundit të artit të kulinarisë mes serviresh të argjendta edhe gota diamanti.

Por, ndodh që edhe njerëzit e fisëm të kenë tekat e tyre kur bëhet fjalë për të ushqyerit. Darren Mc Grady, kuzhinieri i cila ka shërbyer në Buckingham Palace, ka ndarë disa prej sekreteve të ushqyerjes së mbretëreshës Elizabet.

Mbretëresha angleze refuzon në mënyrë kategorike të konsumojë: makarona, hudhër dhe patate.

Nuk fut kurrë në gojë produktet që kanë përmbajtje niseshteje. Është e dashuruar pas sallatërave dhe frutave të freskëta. Mc Grady ka treguar se mbretëresha ka një mënyrë shumë interesante për të ngrënë bananen, duke maksimizuar në këtë mënyrë vlerat e saj ushqyese: ajo e ndan bananen në mënyrë vertikale dhe më pas në copëza të vogla që i ha me pirun. Mëkati më i ëmbël i saj ? Tota me çokollatë, prej të cilës nuk lodhet dot kurrë.
Shtuar më 18/10/2020, ora 15:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori