As selfie dhe as dush, një burrë shpenzon 7 orë në vit në tualet për tu fshehur nga realiteti
Të jemi të sinqertë, përveç momentit kur bëjmë
selfie ose dush, nuk është ndonjë qejf i madh që të kalosh orë të tëra në
tualet apo jo?
Por kjo nuk qëndron për disa meshkuj. Studime të reja thonë se meshkujt kalojnë 7 orë në vit në
tualet, si një mënyrë për t’u fshehur nga realiteti.
Një
numër i madh meshkujsh detyrohen të qëndrojnë në
tualet për të kërkuar paqe dhe qetësi pas një dite stresante.
Hulumtimi, që është kryer nga kompania ‘Pebble Grey’, ka zbuluar përmes një anketimi me përafërsisht 1000 meshkuj, se një
numër i madh i meshkujve fshihen në
tualet për një
numër të madh arsyesh, qoftë për shkak të grindjeve me partneren, për shkak të fëmijëve shumë energjikë, për të shmangur detyrat e ndryshme, apo për ta kontrolluar telefonin pa i penguar dikush.
Kjo duket si një mënyrë e çuditshme për të pasur pak vetmi.
Rreth 45% e meshkujve të anketuar kanë pohuar se gjetja e një kohe për ta kaluar në vetmi është proces shumë i vështirë, dhe 25% kanë thënë se partneret e tyre nuk e kuptojnë sesa të zënë e kanë jetën.
Shtuar më 24/11/2020,
ora 16:39