Art në dëborë, ky artist po mahnit botën me krijimtarinë e tij (FOTO LAJM)

Artisti anglez, Simon Beck, ka bërë emër në botën e krijimtarisë me një lloj të veçantë të artit.

Ai krijon forma të ndryshme gjeometrike duke shkelur në mënyrë të kontrolluar mbi shtresat e borës">borës.

Për realizimin e disa veprave më të ndërlikuara, ai madje duhet të lëvizë gjithë ditën nëpër borë, shkruan Ngjyra.com.

Arti i tij kishte nisur si hobi në vitin 2004, kur e kishte krijuar një formë gjeometrike në borë – e të cilën më pastaj e kishte vështruar nga lartësia – teleferiku.

Ai mbeti i habitur me pamjen e veprës së tij.
Më vonë ndërkaq, për artin e tij kanë raportuar mediat më të njohura ndërkombëtare, ndërsa Simon nuk e ka ndërmend të ndalet.

Ai tashmë artin e tij ka filluar të krijojë edhe në rërën e plazheve.

Në vijim ju sjellim disa fotografi që prezantojnë punën e bukur artistike të Simonit mbi shtresën e bardhë të borës">borës.
Shtuar më 18/03/2017, ora 17:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori