E FUNDIT/ Gjykata merr vendimin e papritur për banorët e Astirit
Arsyet pse kopsat e këmishës te vajzat dhe djemtë janë në anë të ndryshme
Nëse një këmishë na pëlqen shumë por nuk jemi të sigurt nëse është për femra apo për meshkuj, mjafton të shikojmë në cilën anë janë të vendosura kopsat. Kjo është ajo çka i dallon nga njëra-tjetra. Te femrat këmishat janë të vendosura në të majtë ndërsa te meshkujt në anën e djathtë. Ky është një mister i vjetër në dizajnin e veshjeve.

Por cilat janë kuriozitetet lidhur me këtë mister, cila është arsyeja e kësaj vendosje të kopsave:

Një prej teorive thotë se kjo vendosje është bërë për shkak të pabarazisë gjinore. Kopsat e grave vendoseshin në anën e majtë, sepse ishte një shenjë që femrat ishin inferiore para burrave të tyre.

Gratë e shtresës borgjeze nuk visheshin vetë, por ndihmoheshin nga shërbëtoret dhe kopsat në anën e majtë e bënin më të thjeshtë veshjen e tyre.

Për shkak të ushqyerjes me gji. Shumica e femrave i mbajnë fëmijët në krahun e majtë gjatë kohës që i ushqejnë me gji dhe duke vendosur kopsat në të majtë është më e lehtë hapja e këmishës.

Për shkak të kalërimit. Gratë hipnin në shalë nga ana e djathtë dhe butonat e këmishës viheshin në krah të majtë që të mos ndihej flladi i erës në trup.

Burrat kishin kopsa në anën e djathtë të këmishës sepse mbanin armë dhe duke përdorur armën me dorën e djathtë ishte më i lehtë zbërthimi i këmishës me të majtën.






Shtuar më 08/08/2019, ora 14:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori