Arsyet pse femrat dhe meshkujt pinë duhan
Pirja e duhanit është ne ndryshme për të dy gjinitë, siç mund të kemi ndryshime dhe në sjelljet e tjera ndërmjet tyre. Mbi bazën e një studimi të realizuar për faktin se pse pinë duhan femrat rezultoi se gati gjysma e femrave pinë duhan për shkak të stresit, derisa më shumë se gjysma e meshkujve për shkak të shoqërisë.

Sigurisht më shumë se gjysma e meshkujve kanë pranuar që më parë janë bërë psikikisht të varur nga cigarja dhe më pas edhe fizikisht nga nikotina. Sipas analizës së studimit konsumimi i duhanit është më i pranueshëm në aspektin shoqëror për meshkujt sesa për femrat, të cilat cigaret i përdorin si mekanizëm mbrojtës. Për femra cigarja është shpërblim me të cilin lirojnë stresin.

Dhjetë për qind e duhanpirësve pohojnë që janë të dëshpëruar për shkak të varësisë së tyre dhe përpiqen ta ndalin, por nuk munden, derisa madje 82 për qind e duhanpirës kanë tentuar të paktën një herë.

Ndërkohë shikohet se arsyeja më e shpejtë për përpjekjen për ta lënë duhanin është shpenzimi financiar dhe jo shëndeti. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori