Uji me mjaltë kanë rezultate të pabesueshme për organizmin tuaj. Ndoshta ju nuk i keni ditur më parë të mirat që ju vijnë nga një konsumim i tillë, më poshte ne po ju sjellim disa dobi të ujit me mjaltë.
Shkrin shtresat dhjamore
Uji me mjaltë mund të ndihmojë në shkrirjen e kilogramëve shtesë. Sheqeri natyral, të cilin e përmban
mjalti, është burim i shëndetshëm i kalorive. Kjo nuk do të ndodhë brenda natës, por brenda një afati më të gjatë kohor, dhe natyrisht se rezultatet do të jenë të dukshme.
Tretje më të mirë
Një gotë ujë i vakët me një lugë mjaltë, në mëngjes në lukth të zbrazët,
ndihmon ta rregulloni tretjen. Përbërësit antiseptikë të mjaltit ndihmojnë në zbutjen e thartirës në lukth. Lëngu është ‘përgjegjës’ edhe për hidratimin e zorrës së trashë, pasi që rregullon dhe siguron tretje më të mirë të ushqimit dhe parandalon kapsllëkun.
Përmirëson imunitetin
Mjalti është artikull i hatashëm shëndetësor, që eliminon bakteret. Është përplot me enzima, vitamina dhe minerale, të cilat janë në “vijën e parë të frontit” në luftën kundër baktereve.
Zvogëlon alergjitë
Përdorimi i mjaltit rregullon sistemin tuaj kundër alergjive, por kësaj radhe ta
konsumoni pa ujë. Kjo
ndihmon ta zvogëloni ndjeshmërinë ndaj alergjive. Uji i ngrohtë kësaj radhe
ndihmon në hidratimin e trupit.
Zbut kollën dhe infeksionet në fyt
Uji me mjaltë mund t’ju ndihmojë në zbutjen e dhimbjeve dhe irritimin e fytit, si dhe ndalon kollën. Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë kombinim është se nuk ka asnjë efekt anësor të dëmshëm. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2015,
ora 16:27