Zbulohet dëshira e Zidane, ja cilin ekip do

PSG nuk do të jetë në gjendje të emërojë Zinedine Zidane si trajner këtë verë.

Sipas RMC Sport, pavarësisht dëshirës së madhe të kryesisë së klubit katar për të bashkëpunuar me francezin, kjo nuk do të ndodhë në të ardhmen e afërt.

Ish-trajneri i Real Madridit është ende i prirur të drejtojë kombëtaren franceze nëse Didier Deschamps largohet nga posti i tij pas Kupës së Botës 2022.

Në të njëjtën kohë, Zidane nuk e përjashton që në të ardhmen të mund të punojë ende për PSG-në.

Më herët u raportua se parisienët janë në bisedime me Nice për Christophe Galtier. /albeu.com/


Shtuar 19.06.2022 16:13

Tags: