Arsyeja pse vaji i kokosit nuk është aq i mirë sa thonë
Pëlqej
Vaji i kokosit është bërë praktikisht si vajza më popullore e shkollës, e cila na dukej perfekte në gjithçka. Ajo kishte shije në të veshur, në ushqim, kishte gjithmonë djalin më të bukur të shkollës për të dashur dhe bënte maska fantastike për fytyrën. Pra nëse do të bëhej një mbrëmje mature për produktet natyrale, mbretëresha do të ishte vaji i kokosit.

Por edhe ky ka thembrën e tij të Akilit dhe është pikërisht pika jonë e dobët, trajtimi i akneve. Për shumë veta vaji i kokosit ka bërë mrekulli, e ndërsa të tjerë nuk e shohin dot me sy sepse thjesht ka përkeqësuar gjendjen.

Si përfundim jemi sërish në të njëjtën pikë. A mund të kurojmë aknet duke përdorur vajin e kokosit?

Ky produkt ka aftësi të thella hidratimi, i cili është vendimtar për aknet. Natyrisht, ju do të mendoni se një lëkurë e yndyrshme nuk do të ketë nevojë për shumë hidratim dhe në fakt shumë trajtime të akneve bëhen përmes eleminimit të yndyrnave natyrale të fytyrës, pra në një lëkurë të thatë.

Kështu që vaji i kokosit nuk vlen për të gjithë. E keqja më e madhe e vajit të kokosit është se krijon pika të zeza. Dhe kjo nuk është gjithçka, sa më shumë ta lini në fytyrë, aq më shumë do të shtohen aknet.

Burimi: Women’s Health
Shtuar më 20/03/2018, ora 21:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori