Arsyeja pse peshku nuk duhet të mungojë në tryezën tuaj
Pëlqej
Peshku shpesh quhet ushqim për trurin. Shkaku është se peshku përmban shumë selen, mineral i cili rrit dukshëm humorin.

Hulumtimet kanë vërtetuar se edhe mungesa e vogël e selenit çrregullon gjendjen emocionale.I pasur në përbërës ushqimor thelbësorë, peshku është mjaft i dobishëm për shëndetin e njeriut dhe ai duhet përdorur sa më shpesh.

Roli i peshkut në organizmin e njeriut

Ushqimi i pasur me acide yndyrore omega 3, zvogëlon rrezikun nga problemet mendore, goditjes në tru (apopleksia), si dhe luan rol të madh në përmirësimin e kujtesës, veçanërisht me kalimin e moshës.

Për zemër dhe tru të shëndoshë preferohet si ushqim peshku, madje së paku dy herë në javë. Lososi, sardelet e peshku i kaltër, siç kanë treguar disa hulumtime, forcojnë përqendrimin dhe rrisin zgjuarsinë. Peshku ton ka hekur me shumicë.

Por sidoqoftë, nuk duhet abuzuar me ngrënie masive dhe të vazhdueshme, ose peshqit duhet të jenë të ndryshëm, pasi shumë mërkur sjell jo vetëm probleme kardiovaskulare, por ndikon në zhvillimin jo të mirë neurologjik të bebes në bark të nënës.

Peshku përmban vitamina B, si vitaminën B6, e cila lufton aneminë, vitaminën D, që është shumë e rëndësishme për asimilimin e kalciumit, etj. Ndërsa mëlçia e peshkut është e pasur me vitaminën A, antioksiduese, e cila është tepër e dobishme për sytë dhe lëkurën.

Gjithashtu, te peshku gjenden edhe vitaminat B2, B12, PP.

Vetëm peshqit e dhjamtë janë të pasur me Omega 3, e cila ka acide yndyrore të pangopura, dhe mbron zemrën nga sëmundjet kardiovaskulare, ndryshe nga dhjami i mishrave, i cili përmban acide yndyrore të ngopura.

Peshqit e dhjamtë kanë 6 përqind lipide dhe midis tyre janë ngjalat, sardelet, salmoni, toni, etj.

Proteinat dhe vitaminat

Më të pasurit me proteina janë peshku ton dhe barbuni me 24 gramë. Vitaminat dhe proteinat janë të domosdoshme për sistemin nervor, muskujt dhe kockat.

Po ashtu, ata përmbajnë kalcium, fosfor dhe jod i nevojshëm për prodhimin e hormoneve të tiroideve e mjaft i rëndësishëm për krijimin e embrionit të bebes, si dhe në moshën e pubertetit të fëmijëve.

Por nuk duhen lënë pa përmendur edhe elemente të tjera si fluori, kobalti, magnezi, kaliumi, bakri, dhe seleni.

Në të gjendet edhe një sasi e madhe vitaminash, ku më e rëndësishmja është vitamina A, që vepron kundër dobësimit të shikimit në errësirë, vitamina D, e domosdoshme për forcimin e kockave dhe rakitizmit te fëmijët.

Është e vërtetë se peshku përbën ushqimin kryesor për një numër të madh njerëzish që nuk e fusin fare në gojë mishin.

Peshku përmban vitaminën B, si vitaminën B6, e cila lufton aneminë dhe vitaminat B2, B12. Peshqit gjysmë të dhjamtë, si peshku shpatë, barbuni, etj; kanë 2-6 përqind lipide, kurse ata pa dhjamë si koci, levreku, etj; kanë më pak se 2 përqind.

Disa njerëz nuk e hanë lëkurën e peshkut, edhe pse ajo është e payndyrshme, por është mjaft e pasur me Omega 3. Acidet yndyrore të pangopura të peshkut ndihmojnë për një energji të madhe fizike, shtojnë tonusin muskular dhe ndihmojnë për të ulur peshën e tepërt.

Por ato janë të brishta, sepse oksidohen shpejt në ajër dhe në temperaturë të lartë.

Për t’i ruajtur vlerat e tyre është mirë që peshqit të gatuhen në avull. Sa më shumë që peshku është në moshë dhe me peshë të madhe, aq më shumë ai është i pasur me këto lloj acidesh. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2017, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori