Toksoplazma është një
infeksion, që mund të rrezikojë shëndetin e foshnjës pa lindur ende. Ky
infeksion shkaktohet nga një
parazit i quajtur Toxoplasma gondii.
Ky
parazit i rrezikshëm shumohet në zorrën e trashë të maceve dhe shpërndahet përmes
jashtëqitjes së tyre, kryesisht nga kutitë e jashtëqitjeve apo dheu i kopshteve. Ju mund ta merrni këtë
parazit nëse prekni me dorë mbeturinat apo dherat, ku ka mbetje të
jashtëqitjes së maces.
Gjithashtu, ky
parazit merret edhe
nëse ju konsumoni mish (si mish lope) nga kafshët e infektuara me këtë
parazit, dhe sidomos kur mishi është i pagatuar mirë.
Femrat shtatzënë janë të rrezikuara nga ky
infeksion, por ato mund ta parandalojnë marrjen e toksoplazmës gjatë shtatzënisë, duke i kërkuar një pjesëtari tjetër të familjes të ndërrojë qesen e mbeturinave apo të pastrojë kutinë e
jashtëqitjes së kafshës, në vend të tyre.
Nëse kjo punë ju mbetet patjetër ju dhe askush s’mund t’ju ndihmojë, ju sugjerojmë të vishni doreza plastike dhe të lani sa më mirë duart pasi të keni mbaruar punë.
Gjithashtu mos harroni një këshillë tjetër të rëndësishme: Ju duhet të mbani patjetër doreza edhe kur punoni në kopsht, për të shmangur çdo rrezik për veten apo për fëmijën tuaj!
Shtuar më 09/02/2021,
ora 16:45