Arsyeja e dhimbjes së kokës në fluturim
Dhembja e kokës është shndërruar në shqetësim të madh për pasagjerët, të cilët për arsye të ndryshme zgjedhin të fluturojnë. Sipas studimeve të shumta ekspertët theksojnë se dhembja e kokës në fluturim ekziston si pasojë e stresit dhe ajrit të kondicionuar, që krijon problem për shëndetin.

Ekipi i spitalit Fedriko Mainardi në Venecia ka përshkruar 75 raste të këtij nëntipi të ri të dhembjes së kokës. Kjo është një lloj dhembje koke, që ndikon në gjysmën e kokës dhe përqendrohet në dhembjen rreth syve, por që nuk ka të bëjë me forma të tjera të njohura aktualisht.

“Sulmet” e dhembjeve në kokë gjatë fluturimit zakonisht janë të shkurtra, zgjasin rreth gjysmë ore dhe nuk janë të lidhura me simptoma të tjera, si për shembull të përziera apo parehati të shkaktuara nga drita.

Megjithatë ekspertët nuk anashkalojnë faktin se kjo dhembje koke vjen dhe si pasojë e ndryshimeve të presionit të trysnisë gjatë fluturimit. /albeu,.com/
Shtuar më 16/06/2016, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori