Antibiotikët nga natyra
Përparësia e antibiotikëve natyrorë është se ata nuk janë të dëmshëm për shëndetin dhe ndihmojnë të çlirohemi nga infeksionet e ndryshme. Meqenëse në shekujt e kaluar, kanë dëshmuar për veçoritë e tyre shëruese, nuk është çudi që ditët sotme ata janë zgjidhje e shumë njerëzve, veçanërisht e atyre që janë bërë rezistentë në lloje të caktuara të ilaçeve.

Vitamina C: Si antioksidant natyror, vitamina C ka rol specifik në mobilizimin e forcave mbrojtëse të organizmit. Një numër i madh i studimeve ka vërtetuar që vitamina C zë vendin e parë kur flitet për parandalimin e infeksioneve.

Propolisi: Kosheret e bletëve falë propolisit, janë të njohura si hapësira më sterile në natyrë. Njerëzit prej kohësh e përdorin propolisin si antibiotik natyror, i cili mbron nga bakteret dhe forcon imunitetin. Për dallim nga antibiotikët e zakonshëm, propolis vepron edhe në viruse. Hulumtimet tregojnë që marrja e propolisit në sezon të gripit dhe ftohjes përgjysmon mundësitë të prekurit nga këto sëmundje. Propolisi shëron kollën, pezmatimin e fytit, sinuseve dhe bajameve. Kremi nga propolisi në mënyrë të suksesshme shëron infeksionet fungale dhe bakteriale të lëkurës.

Hudhra: Louis Pasteur që në shekullin e 19-të ka dëshmuar që hudhra vret bakteret. Është efikase në luftë kundër shumë llojeve të baktereve, viruseve, kërpudhave, prandaj disa ekspert e krahasojnë me penicilinën.

Ekstrakt i farave të grejpfrutit: Citrofiti ose citrosepti është antibiotik natyror i fituar nga farat e grejpfrutit dhe ishte i njohur qysh te fiset indigjene nga Australia. Vepron në baktere, viruse, kërpudha dhe parazitë, ndërsa u ndihmon njerëzve dhe kafshëve.

Ekstrakti i gjethit të ullirit: Substanca çudibërëse oleuropein, e fituar nga gjethi i ullirit, e njohur edhe si antioksidant i fortë vepron në mënyrë anti-infalamtore dhe lehtëson dhimbjen.

Echinacea: Një nga bimët mjekësore më popullore në botë, e ka origjinën nga Amerika Veriore. Gjethet dhe rrënjët e kësaj bime prej kur nuk mbahet mend indianët i kanë përdorur si ilaç për shërimin e plagëve. Echinacea parandalon krijimin e infeksioneve dhe forcon rezistencën e organizmit duke e nxitur të prodhojë limfocite. Forcon sistemin mbrojtës në mënyrë natyrale duke parandaluar infeksionet bakteriale dhe virusale. Parandalon ftohjet, flamën, pezmatimet e veshit. Merreni sapo vëreni shenjën e parë të ftohjes apo gripit. Kjo bimë ndihmon në luftë kundër sëmundjeve kronike të organeve të sipërme respiratore, kundër sëmundjeve vagjinale fungale dhe infeksioneve kërpudhore të traktit urogjenital. Si antibiotik natyror shpejton shërimin e të gjithë llojeve të irritimit të lëkurës.
Shtuar më 13/05/2011, ora 10:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori