DETAJE/ Aksidenti me 3 viktima në rrugën e Arbrit, si u bënë “shoshë” dy “Benza-t”, njëri me targa angleze

Të tjera detaje janë mësuar nga aksidenti tragjik që ndodhi pak minuta më parë në rrugën e Arbrit, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”.

Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën 3 persona, pjesë e një familjeje, Kujtim, Murat dhe Lulzime Istrefi.

Po ashtu mbetën të plagosur 4 persona të tjerë, Mërgim dhe Edison Lazri, 25 dhe 20 vjeç si edhe Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi, të katërt pasagjerë, kjo e fundit është bashkëshortja e një prej viktimave që ishte në mjetin tjetër

Të plagosurit janë transportuar në spital, teksa nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Albeu.com mëson se viktimat po udhëtonin me një “Benz” i cili po lëvizte drejt Maqellares, ndërsa dyshohet se një tjetër “Benz” me targa angleze që po lëvizte drejt Bulqizës i ka prerë rrugën.

Dy “Benza-t” si pasojë e goditjes së fortë u shkatërruan totalisht.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë / Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’,  janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I.

Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset  F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L.,  pasagjer në automjete.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./albeu.com


Shtuar 4.01.2023 20:20