Anika bëhet nuse në vend të Sumanit, ç’do ndodhë të hënën
Anika dhe Gori ja mbathin nga gratë e fshatit. Anika futet në një dhomë të kyçur dhe gjen Sumanin duke qarë. Ajo i premton se do gjejnë një mënyrë. Shivai shkon të shohë një unazë me diamant për Anikën. Anika e telefonon por Shivai nuk e ka celularin me vete. Bavja dyshon se dikush po e ndjek. Disa burra hapin derën e dhomës ku ndodhej Anika dhe e gjejnë të mbuluar me vello. Ato mendojnë se ajo është Suman por në fakt është Anika e fshehur poshtë vellos. Gori telefonon Omin për t’i kërkuar ndihmë por ai nuk i përgjigjet.

Anika i telefonon sërish Shivait por ai nuk e hap telefonin. Dasmorët shohin shapkat e Anikës dhe dyshojnë. Bansi i heq vellon nuses dhe të gjithë tronditen kur shohin Anikën. Shivai sheh telefonatat e humbura dhe kupton se Anika ka ndonjë problem. Shivai telefonon Anikën. Ajo përgjigjet por ja hedhin celularin dhe i drejtojnë armën. Anika nuk pranon të tregojë ku ndodhet Sumani. Gori shpëton Anikën dhe të dyja largohen me motor.

Ato marrin dhe Sumanin. Rudra dhe Bavja miqësohen me një djalosh. Ai e thërret Rudrën xhaxhi dhe Rudra mërzitet. Bavja i shpëton jetën djaloshit kur ai mbytet me një monedhë. Xhanvi arrin të marrë nga Zvetlana videon me të cilën ajo kërcënon Texhin. Zvetlana i tregon se ka pikturën me sekretin e Oberoit. Bavja takohet me një shok të vjetër. Ai i fton Rudrën dhe Bavjan në shtëpinë e një mikut të tij. Bavja nuk pranon por Rudra insiston që të shkojnë. Zvetlana kërkon ndihmën e Pinkit. Pinki pranon ta ndihmojë dhe i jep para shkruan who.

Rudra dhe Bavja shkojnë në shtëpinë e Malekut. Shoku i Bavjas ka planifikuar të hakmerret ndaj saj. Texh rikthehet në familje si Texhi i vërtetë. Ai përqafon gjyshen dhe Shaktin dhe u tregon se Zvetlana e torturonte. Malek e mbyll Rudrën në një dhomë dhe me shokët e tij shkon të hakmerret ndaj Bavjas. Bavja arrin të shpëtojë prej tyre dhe largohet me Rudrën.
Shtuar më 22/03/2019, ora 22:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori