Angli, abortet selektive nuk raportohen
Kryerja e aborteve selektive, që është i motivuar nga gjinia e fetusit, është e paligjshme në Britani të Madhe, por të paktën dy mjekë janë filmuar se si ata bënin marrëveshjet e tyre për këtë qëllim me pacientët për të rënë dakord mbi operacionin.

Rasti është i njohur për autoritetet gjyqësore, por është vendosur të mos ndjekë penalish dy profesorët për arsye të 'interesit publik', shkruan Daily Telegraph, duke zbuluar një bombë potenciale mbi të cilën ministri i Shëndetësisë, Jeremy Hunt ka kërkuar tashmë për sqarim.

Provat janë tashmë të qarta: ka disa video në të cilat dallohen qartë dy mjekët se si ata bëjnë marrëveshje me gratë që kërkojnë abort vetëm për shkak se ato nuk duan të lindin një vajzë. Prokurora e Përgjithshme pranon se ka kryer hetime dhe i kishte njoftuar vendimin policisë për të mos proceduar mbi bazën e konsideratave të "interesit publik".
Shtuar më 08/09/2013, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori