U “injorua” nga Armando Broja, “Messi” shqiptar takohet me lojtarët e Chelsea-s, dhurata që mori

Vogëlushi shqiptar Brenden Mesi është i apasionuar pas futbollit dhe prej 3 vitesh por stërvitet me ëndrrën për t’u bërë shumë i njohur. Së bashku me babain e tij, Luanin, ai mori pjesë në një ndeshje të Chelsea-s, ku kishte shumë dëshirë që të takonte futbollistin e njohur shqiptar, Armando Broja.

“Messi” shqiptar hyri në fushë me shpresën se do të takonte futbollistin shqiptar, megjithatë ai takoi një tjetër lojtar, i cili nuk hezitoi t’i jepte fanellën e tij. Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, i ati theksoi se nuk donte ta lejonte të futej në fushë pasi rrezikonin një gjobë të madhe.

“Brenden ka pasion futbollin dhe në çdo ndeshje do të ketë komunikim me lojtarët. Atë ditë më tha se do të futem në fushë për të takuar Brojën. I thashë jo sepse ata të vendosin gjobë mbi 2500 paund dhe të bëjnë ‘ban’ që të mos shkosh më në stadium.”, u shpreh babai i tij.

“Kishte flamurin e Chelsea-s dhe thashë ndoshta po largohet për të lëvizur flamurin. Por ai u fut në fushë dhe nuk mund të bëja asgjë.”, shtoi  Luani. /abcnews.al


Shtuar 12.10.2022 10:26