Alarm në SHBA: Buzëkuqët kanë në përbërjen e tyre metale
Metale të rrezikshme në buzëkuqe. Kjo gjë përbën rrezik për shëndetin e grave, siç dëshmohet nga një studim i kryer nga hulumtuesit amerikanë, i botuar në “Environmental Health Perspectives” (Perspektivat e shëndetit mjedisor). Kromi, kadmiumi, mangani, alumini madje edhe plumbi janë metale që në nivele të tepërta, më shumë se norma e lejuar, bëhen me të vërtetë të dëmshëm për toksicitetin e tyre.

Universiteti i Berkeley ka analizuar 32 produkte në shitje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas koordinatores së studimit, profesoreshës së shkencave mjedisore Hammond Katharine:

“Të gjesh metale në buzëkuq nuk është në vetvete një fakt shqetësues. Por efektet mbi shëndetin, për ato që i përdorin buzëkuqtë, mund të jenë negative nëse këta përbërës metalikë janë në nivel shumë të lartë. Për këtë fakt, t’i përdorësh ata është një çështje shumë e rëndësishme për t’u diskutuar. Nuk është çudi, që nga të gjithë produktet kozmetike janë zgjedhur buzëkuqtë dhe shkëlqyesit e buzëve: këto produkte mund të gëlltiten dhe thithen dalëngadalë nga ato që i përdorin”.

Studimi ka filluar duke analizuar përdorimin mesatar të buzëkuqve nga gratë, me një dozë ditore prej rreth 24 miligramësh, aq sa mjafton për një make up të përshtatshëm. Në të kundërt, në qoftë se përdorimi është më i lartë, ju mund të merrni edhe 87 miligramë metale çdo ditë. Pra përthithja e këtyre metaleve nga organizmi, mund të shkaktojë pasoja negative tek shëndeti. Për shembull, mangani mund të shkaktojë dëmtimin e sistemit nervor. Megjithatë një shqetësim nuk është plumbi, sasia e të cilit në buzëkuq është minimumi 24 nga 32 mostrat e ekzaminuara.

Plumbi te buzëkuqtë dhe shkëlqyesit e buzëve, megjithatë, është një rrezik potencial për vogëlushet që shpesh luajnë me produktet kozmetike të mamave”, paralajmëron Hammond. Këto të dhëna tregojnë se organet rregullatore duhet të jenë më të kujdesshëm dhe të rreptë mbi nivelin e metaleve të lejuara në kozmetikë”.

Me pak fjalë, për momentin situata duket se është nën kontroll, por në SHBA duhen vendosur rregulla të forta dhe të shpejta, si ato të miratuara në Europë. Në Bashkimin Europian, niveli i kadmiumit, kromit dhe plumbit që lejohet në produktet kozmetike në të vërtetë është pothuajse zero. Këshilla e ekspertëve është që të blini produktet e realizuara me standardet e sigurisë europiane. Për këtë mund t’ju ndihmojë RAPEX, një bazë të dhënash ku mund të gjenden produktet joushqimore dhe jofarmaceutike që shënjojnë rastet e toksicitetit.

Gjithmonë është më mirë që të jemi të sigurt për atë çka blejmë dhe të parandalojmë rreziqet që mund të na kanosen./albeu.com/
Shtuar më 06/06/2013, ora 13:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori