Aktorja e njohur zbulon një fjalë të re për t’i bërë beqarët të ndihen më mirë
Ju, me siguri, e keni provuar ndjesinë e keqe që të lënë pyetjet e njëpasnjëshme të njerëzve që kërkojnë të dinë për statusin civil. Keni plot shoqe. Edhe aktoren e njohur Emma Watson. Por kjo e fundit ju vjen në ndihmë, sepse e ka gjetur një mënyrë për t’u mbrojtur nga “sulmet” e njerëzve për beqarinë.

Aktorja dhe aktivistja e njohur do të mbahet mend si krijuesja e një fjale të re sa i përket statusit beqar. E pyetur herë pas here në intervista të ndryshme për jetën private, Watson tha se e ndien veten të lumtur. Të qenit beqar, për të është si të jesh partner i vetes.

"Nëse s’ke familje, bashkëshort apo një fëmijë kur je afër të tridhjetave, nëse nuk je në një pozitë të mirë në karrierë; nëse nuk e ke gjetur ende veten, të gjitha këto shkaktojnë ankth të paimagjinueshëm. U desh një kohë e gjatë të mësohesha, por tani jam shumë e lumtur. E quaj të jesh partner i vetes",- tha Watson në një intervistë për British Vogue.

Shtuar më 08/11/2019, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori