Sendi fatsjellës i Mihrije Brahës, e ka kujtim nga babai

Në emisionin e Rudinës në ditën e parë të Vitit të Ri në TV Klan, iu kërkua të sillnin diçka që simbolizonte pikërisht ritin e tyre vetjak për të patur një vit të mbarë.

Mihrije Braha, këngëtarja e njohur, solli një send të vogël e thuajse të padukshëm, por që për të mbart peshën e një zemre tjetër.

Mihrije Braha: Unë kam një gjë të veçantë që ka shumë simbolikë për mua. Është një nga pjesët e tespihes.

Rudina Magjistari: Po, një nga rruazat.

Mihrije Braha: Po, dhe e kam kujtim që nga fryma e fundit e babait tim. Prej 9 vitesh ai nuk jeton më. Nuk dua të ndryshoj atmsoferën, e mbaj shumë shpesh edhe në varëse, por nuk e heq kurrë nga kuleta. Është e vogël ndaj kam mundësi ta vendos në zinxhirin e varëses dhe në etapa të ndryshme të jetës, kënaqem sepse më duket sikur e ndiej atë afër vetes.

Rudina Magjistari: Duket sikur të mbron.

Mihrije Braha: Engjëll mbrojtës në momentet e caktuara. Duke u nisur nga ky fakt, mendoj që babai im në ato momentet e fundit ka qenë në agoni dhe ma ka lëshuar në dorë në njëfarë mënyre dhe prej atij momenti nuk e lëshoj më, ndjehem me fat. Pjesën tjetër të tespiheve e kam vendosur në një vend në dhomën e gjumit ku nuk i lëviz asnjëherë.


Shtuar 1.01.2022 19:47