Acidi folik parandalon autizmin
Mjekët zakonisht rekomandojnë që gratë të marrin acid folik në qoftë se kanë në plan të nisin një shtatzëni, sepse vitaminë B ul rrezikun për defekte tek të porsalindurit. Një grup privat amerikan që promovon shëndetin e nënës dhe fëmijës, shkon një hap më tej. Grupi i quajtur Mars of Dimes kërkon që të gjitha gratë që presin të bëjnë fëmijë, të marrin këto shtesa, edhe nëse nuk janë duke planifikuar një shtatzëni, shkruhet në një artikull të Zërit të Amerikës.

Një studim i ri tregon se acidi folik gjithashtu mund të zvogëlojë rrezikun e një çrregullim të zhvillimit të trurit të njohur si autizmi.

Perimet dhe frutat përmbajnë folate, një vitaminë B që ndihmon trupin të prodhojë qeliza të reja të shëndetshme. Shumica e vitaminave që merren paralindjes përfshijnë acid folik, që mbron kundër defekteve në formimin e tubit nervor, pararendës në sistemin nervor qendror.

Dr. Pal Suren i Institutit Norvegjez të Shëndetit Publik thotë se,"tubi neural është origjina e trurit të njeriut në fetus dhe mbyllet shumë herët në procesin e zhvillimit të fetusit dhe defekt i tubit neutral është kur ky tub nuk mbyllet siç duhet."

Defektet e tubit neural përfshijnë spina bifidan, një defekt i shtyllës kurrizore, si dhe disa defekte të trurit. Marrja e acid folik para ose menjëherë pas mbetjes shtatzënë parandalon këto defekte. Dr. Suren dhe kolegët e tij kryen kërkime për të gjetur nëse vitaminat shtesë mund të parandalojë autizmin. Ata u kërkuan mijëra grave shtatzëna të regjistrojnë të gjitha shtojcat dietike që merrnin. Pas lindjes, shkencëtarët shqyrtuan shkallën e autizmit.

"Ne shikuam përsëri në të dhënat dhe i krahasuam të dhënat e nënave që kishin marrë acid folik me ato të cilat nuk kishin marrë ndonjë acid folik."

Shkencëtarë gjetën se gratë që morën acid folik në shtatzëninë e hershme kishin pasur një ulje 40 për qind në rrezikun e të lindurit të një fëmije me autizëm. Por për ato që filluan të merrnin acid folic në mes të shtatzënisë-, nuk kishte asnjë ulje rreziku.

Dr. Ezra Susser i universitetit Columbia ishte një nga bashkë-autorët e studimit.

"Ka një periudhë të ndjeshme në të cilën acid folik duhet të merret në mënyrë që të zvogëlojë rrezikun e autizmit. Kjo periudhë fillon para shtatzënisë dhe vazhdon afërsisht dy muaj pas mbetjes shtatzënë."

Një studim i kohëve të fundit i kryer nga grupi Mars of Dimes, gjeti se më pak se 30 për qind e grave amerikane janë të vetëdijshëm se acidi folik ndihmon për të parandaluar defektet e lindjes.

Dr. Ed McCabe thotë se ky është rezultat i dy probleme. "Shumë shtatzëni janë të paplanifikuara, kështu që gratë nuk janë duke menduar se ata do të bëhet shtatzënë, dhe për këtë arsye duhet të marrin acid folik. Problemi i dytë është se shumë gra nuk e njohin rëndësinë e acidit folik dhe lidhjet e tij me shtatzëninë.

Grupi Mars of Dimes shpreson që studimi i ri do të rrisë ndërgjegjësimin e publikut mbi rolin e acidit folik në mbrojtjen e trurit të foshnjave në zhvillim . /albeu.com/
Shtuar më 01/05/2013, ora 13:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori