A "vdisni" edhe ju për gjumin e pasdites? Shkenca thotë "përsenë"
Njerëzit ndahen në dy kategori: Ata që duan të marrin një sy gjumë pasdite dhe ata që e shmangin atë. Por e ka një shpjegim shkencor se pse disa duan të pushojnë gjatë kohës së drekës dhe disa të tjerë nuk e bëjnë.


Hulumtuesit që janë përfshirë në studim shprehen se rezultatet e arritura janë të dobishme në lidhje me zakonet e gjumitnjerëz të ndryshëm kanë.

Hulumtimi u bazua në studimin e një proteine të quajtur SIK3, me qëllim që të zbulohen efektet në lidhje me gjumin e minjve.

Përveç studimit të sasisë së orëve të gjumit hulumtuesit shqyrtuan gjithashtu trurin e kafshëve gjatë gjumit dhe nivelin e alarmit kur ishin të zgjuar.
Rezultati është se minjtë kishin nevojë për më shumë orë gjumë dhe kjo u pasqyrua në aktivitetin e tyre të trurit.

Autori kryesor i hulumtimit, profesor Takoto Honda, ka shpjeguar se karakteristikat e këtij amino acidi brenda proteinës SIK3 janë të ngjashme në të gjithë botën e kafshëve, që do të thotë se rezultatet janë gjithashtu të zbatueshme edhe për njerëzit.
Arsyeja pse disa njerëz kanë nevojë për më shumë gjumë mund të jenë të lidhura drejtpërdrejt me mutacionin e proteinës.

Sidoqoftë, studiuesit shprehen se duke bërë studim për minj dhe jo për njerëz, jo çdo gjë është e sigurt.
Shtuar më 13/10/2018, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori