Pajisja e Shqipërisë me raketa antitank, Peleshi: Agresioni rus solli modernizimin e forcave të armatosura

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u pyet nga gazetarët se përse lindi nevoja që Shqipëria të kërkojë raketa ant tank dhe se a lidhet me luftën. Gjithashtu u pyet nëse ka rrezik vendi ynë.

Në përgjigje, Peleshi tha se nuk ka lidhje me agresion, por pranoi se ky i fundit i ka detyruar të modernizojnë forcat e armatosura.

“Ka qenë e kërkuar më parë, s’ka lidhje me agresionin. Agresioni na ka vënë para një fakti, shtimi i forcave të armatosura, në mos ky projekt të tjerat po kanë lidhje me agresionin. Kemi bërë të njohur bazën e Kuçovës, me një impakt për sigurinë e vendit tonë. Shqipëria është e sigurt, është aleate në NATO, parimi dhe ajo që quhet artikulli i 5-të, mbron cdo pëllëmbe të vendit, NATO reagon sa herë që preket një pëllëmbë tokë. NATO për të parandaluar dhe shkurajuar cdo gjë që vjen nga lindja ka forcuar forcat, ai krah e tejkalon forcën e rivalëve tonë në linje”, tha Peleshi./albeu.com