A mund të urinosh në det?! Ja përgjigjia (VIDEO)
Pëlqej
Shoqëria Amerikane e Kimisë ka publikuar një video në të cilën sqaron se është plotësisht normale të urinosh në det duke e sqaruar këtë proces.

Urina e njeriut është e përbërë nga 95 përqind ujë, kurse klorur natriumi në të nuk e ndot ujin dhe nuk paraqet kërcënim për bimët dhe gjallesat që jetojnë në det. Sikur edhe të gjithë njerëzit e planetit të urinojnë në të njëjtën kohë në det, nuk do të kishte kurrfarë dëmi, thonë shkencëtarët.

- Urina është e parrezikshme, kurse kur përzihet me ujin e detit bëhet e parëndësishme për disa sekonda – thotë biokimisti Stujard Xhons, shkruan Express.

Sa mirë që është kështu, sepse sipas një studimi të kohëve të fundit, 62 përqind e njerëzve që lahen në det edhe urinojnë.
Shtuar më 26/08/2014, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori