Turqia nuk gjen qetësi,10 tërmete shkundin vendin gjatë natës

Dhjetë tërmete kanë goditur Turqinë gjatë natës.

Sipas Qendrës Mesdhetare të Tërmeteve, lëkundjet janë regjistruar në zonat qendrore dhe lindore të vendit.

Magnituda e lëkundjve ka qenë nga 3.2 rihter deri në 4.7.

Kujtojmë se nga tërmeti katastrofik i 6 shkurtit mbetën të vrarë të paktën 46 mijë persona në Turqi e Siri.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se rreth 26 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare në të gjithë Turqinë dhe Sirinë./albeu.com/


Shtuar 20.02.2023 08:02

Tags: ,