Xhinset e
ngushta janë një prej trendeve që kanë refuzuar të zhduken, por janë shenja ku po shihet se pas 20 vjetëve, kto
xhinse po dalin nga moda.
Një raport i ri global, i bazuar në një analizë të blerjeve
online (me më shumë se 60 milion klikime), po tregojnë se më në fund jinset e
ngushta, janë duke e humbur “kontrollin” dhe po dalin nga trendi, për shkak se sot blerësit
sidomos femrat, janë duke preferuar stile më të lirshme dhe më të rehatshme,
sidomos stilin e jinseve të viteve 90-ta, raporton “The Guardian”.
Studimi nga faqet e internetit u bë konkretisht në Londër, tregon se tani jinset me prerje më të gjerë,
sidomos tek këmbët , është tani njëra prej prerjeve më të kërkuara, ose ndyshe te njohura si “
xhinse mom”, “Boyfriend” etj, transmenton lajmi.net.
Këto
xhinse tani janë prirje globale, po thuajse çdo ditë rreth 200.000 gra i klikojnë ose edhe i blejnë
online këto lloj
xhinse.
Shtuar më 17/07/2019,
ora 11:08