A është vrapi i mirë për gjunjët
Pëlqej
Nëse gjithmonë e keni shmangur vrapimin me frikën se jua dëmton gjunjët apo nyejt, atëherë studimi i ri jua eliminon atë arsyetim.

Në fakt, duket se vrapimi në distancagjata mund të jetë i mirë për shëndetin e gjunjëve, të paktën kështu thonë rezultatet e hulumtimeve të reja nga shkencëtarët amerikanë.

Ky zbulim befasues ka ardhur pasi hulumtuesit i kanë analizuar të dhënat e 700 njerëzve nga 31 shtete, të cilët i kishin studiuar për thuajse 20 vite.

Hulumtimi, i cili është publikuar në revistën ‘The Journal of Bone and Joint Surgery, ka zbuluar se përhapja e artritit kishte qenë dukshëm më e ulët te vrapuesit e distancave të gjata.

Ky konstatim pra është në kontradiktë me supozimet e mëhershme të shkencëtarëve, të cilët kishin besuar se vrapimi shkakton presion në nyej, dhe rrjedhimisht shkakton dëme në ijë dhe gjunjë.

Por, përveç nëse pjesëmarrësit kishin pasur histori me probleme të gjunjëve apo ijëve, ekipi nuk ka mundur të gjejë ndonjë lidhje mes vrapimit në distancagjata dhe dhimbjes së nyejve. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2018, ora 22:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori