A është normale gjakderdhja pas marrëdhënieve seksuale?
A është normale që të kesh gjakderdhje të lehtë pas kryerjesmarrëdhënieve seksuale, edhe pse nuk jam e virgjër ose me cikël menstrual?

Gjakderdhja pas marrëdhënieve seksuale mund të shkaktohet si pasojë e një sërë faktorësh. Ndonjëherë gjatë kryerjesmarrëdhënieve seksuale mund të shkaktohen çarje në vaginë nëse nuk është e lubrifikuar mjaftueshëm ose lëkura është irrituar për shkak të një alergjie ose infeksioni mykotik.

Gjakderdhja pas seksit mund të jetë edhe shenjë e një infeksioni seksualisht të transmetueshëm, si klamidia, gonorrea, kështu është mirë që të bëni një vizitë mjekësore. Vizitoni klinikën më të afërt për të zbuluar shkakun e gjakderdhjes pas seksit.
Shtuar më 22/07/2019, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori