A është kjo nusja më e paedukatë në botë?
Çfarë mund të bëjë një nuse vegane ditën e saj të dasmës? Heq nga lista gjithë të ftuarit që s’janë të tillë qofshin ato njerëzit e saj apo të bashkëshortit.

Sado absurde të duket, diçka e tillë ka ndodhur vërtetë. Kjo vajzë është shprehur publikisht se nuk do të ftojë askënd që konsumon mish dhe produkte të tjera pasi sipas saj “vrasësit e kafshëve nuk janë të mirëpritur.Deklarata e saj është postuar në Facebook nga një llogari e quajtur “Vegan Revolution”.

“Kur familja të bën të ndihesh në faj sepse dasma jote do të jetë vetëm për veganët. Disa prej pjesëtarëve të familes u është thënë se nuk janë të ftuar sepse ne nuk presim vrasës në dasmën tonë. Supozohet të jetë dita më e lumtur e jetës!”- shkruan ajo.

Padyshim, kjo deklaratë ngjalli shumë pakënaqësi tek komentuesit, shumica e të cilëve nuk e justifikuan aspak vendimin e saj.

Pavrësisht kësaj nusja as që e ndjeu veten fajtore, madje është më e sigurtë se kurrë kur thotë se s’ka ndërmend të bëjë kompromis në lidhje me këtë çështje.

“Kur ua thashë lajmin të gjithë m’u kundërvunë, por unë s’dua të mbaj peshën e të pasurit njerëz që vrasin kafshë në ndërgjegjen time. As nuk më intereson nëse kjo më bën të pasjellshme.”- vazhdon ajo të cilës duket se nuk i ka pëlqyer as ideja e të servirurit ushqim vegan për veganët dhe jo vegan për pjesën tjetër.
Shtuar më 17/02/2019, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori