Jahti luksoz i Jeff Bezos ankorohet në Portin e Durrësit, do të furnizohet me 170 mijë litra karburant pa taksa (FOTO LAJM)

Jahti super luksoz i miliarderit Jeff Bezos është ankoruar mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit.

Superjahti më i madh me vela në botë, “Koru”, i cili ka tre direkë 70 metra të lartë, është prodhim i vitit 2023 dhe vlera e tij llogaritet në 500 milonë dollarë.

Jahti me gjatësi 113 metër, që mban flamurin e Ishujve Kajman, është akostuar në kalatën nr.4 të Portit detar.

Ai u ndal sot në Durrës për shërbime dhe më pas do të vijojë lundrimin drejt Italisë. Arsyeja e ankorimit është se do të furnizohet me 170 mijë litra karburant, pa taksa.

257 jahte turistike dhe 21 kroçiera janë ndalur gjatë këtij viti në Portin e Durrësit.