A e dini se vaji i ullirit është më i mirë se sa viagra
Një dozë javore me vaj ulliri mund të jetë më e mirë se vigra në përmirësimin e performancës së meshkujve në dhomën e gjumit, sugjeron një studim i ri.

Shkencëtarët nga Universiteti i Athinës, në Greqi, thonë se vetëm 9 lugë gjelle nga ky përbërës janë të mjaftueshme për të ulur rrezikun e impotencës me gati 40%/

Vaji i ullirit ka një sërë përfitimesh shëndetësore, si mbrojtja e enëve të gjakut apo përmirësimi i qarkullimit të gjakut në të gjithë trupit.

Një studim i kryer tek më shumë se 600 meshkujt me një moshë mesatare 67 vjeç zbuluan se ata që ndjekin një dietë të stilit mesdhetar – të pasur në fruta, perime, bishtajore, peshk, fruta të thata dhe vaj ulliri – kanë më pak probleme me shëndetin riprodhues.

Vaji i ullirit mund të ndihmojë gjithashtu në rritjen e niveleve të testosteronit, duke ulur kështu rrezikun e disfunksionit erektik.

Lodhja, ankthi dhe konsumimi i alkoolit janë disa nga faktorët që ndikojnë në rritjen e rrezikut për zhvillimin e problemeve me shëndetin riprodhues te meshkujt. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2019, ora 08:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori