A e dini se vaji i portokallit largon trishtimin dhe mendimet depresive
E mbani mend aromën që shpërthen ndërsa qëroni një portokall?

Kjo agrume plot vlera, njihet për aftësinë që ka në rikthimin e humorit, stimulimin e sistemit imunitar, luftimin e baktereve dhe në pastrimin e gjithë organizmit.

Por vaji esencial i portokallit bën më shumë se kaq!

Me një vend të bekuar nga prodhimi i agrumeve nga më cilësoret, portokallet nuk janë aspak një produkt luksi, por një frut që ofron vlera jo vetëm në ngrënie, por edhe si vaj esencial që mund të përgatitet lehtë në shtëpi.

Vlerat e vajit esencialportokallit (Citrus sinensis) janë provuar prej kohësh, ndoshta prej mijëra vitesh.

Portokallet janë përdorur kundër kollës dhe të ftohtit, por edhe gjatë ritualeve të ndryshme të pastrimit të organizmit, shkruan Supershendeti.

Ky vaj esencial është përdorur edhe për të përmirësuar tretjen, zgjidhur problemet e lëkurës, largimin e depresionit, madje ka shërbyer edhe si afrodiziak.

Fitokimikati më i pranishëm tek portokalli është d-limonena që gjendet në sasinë e 80-96 përqind.

Kjo substancë ka qenë subjekt studimi prej shumë kohësh, sidomos roli i saj kundër kancerit. Portokalli përmban gjithashtu myrcene, alpha-pinene, citronellal, geranial, linalool, dhe neral.

FORCON IMUNITETIN

Vaji i portokallit i vjen në ndihmë sistemit imunitar falë antioksidantëve që luftojnë radikalet e lira të cilat e kanosin shëndetin e njeriut në disa nivele.

Portokalli ndihmon në përthithjen e vitaminës C dhe ndihmon në shumë procese të detoksifikimit rrjedhimisht duke e bërë sistemin imunitar më të fortë.

LUFTON BAKTERET

Një sërë studimesh provojnë natyrën fuqiplotë kundër baktereve të këtij vaji dhe aftësinë e tij për të luftuar një sërë infeksionesh.

Në vitin 1996, shkencëtarët studiuan efektet e dhjetë vajrave esencialë (përfshirë atë të portokallit) dhe vetitë e tyre kundër 22 llojeve të baktereve.

Vaji esencial i portokallit ishte efikas kundër të gjithë baktereve në studim.

NDIHMON TRETJEN

Portokalli ka aftësinë të qetësojë muskujt.

Kjo ndihmon qarkullimin, përmirëson tretjen dhe lehtëson simptomat e konstipacionit.

Nga ana tjetër, portokalli shërben si diuretic, duke stimuluar sistemin limfatik dhe duke nxjerrë të gjitha toksinat jashtë organizmit.

Këshillë: Kombinojeni vajin esencialportokallit me vajin esencial të mendrës ose mentes dhe një vaj tjetër bartës për të fërkuar dhe qetësuar stomakun.

PASTRON LËKURËN DHE PARANDALON PLAKJEN

Duke qenë se vaji i portokallit është një antioksidant dhe antibakterial i jashtëzakonshëm, ai është fantastik edhe për lëkurën.

Ai mund të përdoret nga të miturit që kanë probleme me aknet, por edhe të rriturit që kanë lëkurë të thatë.

Vaji i portokallit ndihmon në zhdukjen e baktereve, stimulon kolagjenin, zvogëlon rrudhat dhe mbron kundër dëmeve të rrezatimit ultravjollcë.

Këshillë: Përziejeni një pikë vaj portokalli me xhel aloe vera dhe vendoseni mbi puçra, njolla dhe rrudha.

Shmangni përdorimin e këtij lëngu në zonën e syve.


UL TENSIONIN E GJAKUT, SHPORR DEPRESIONIN

Studimet Japoneze, që në vitin 1986, nxorrën në pah vlerat e flavonoidëve tek lëkura e portokallit kundër tensionit të gjakut.

Studiuesit që bënë kërkimet mbi ndikimin e këtyre përbërësve në laborator, zbuluan që substancat e lartpërmendura që gjenden edhe tek vaji i portokallit ulnin tensionin e gjakut.

Paralelisht, vaji i portokallit hyn te ilaçet natyrale që rekomandohen te pacientët që kanë luhatje të shpeshta humori, që kanë mendime negative, që kanë stress, antkh e madje edhe depression.

Pasi ta bëni në shtëpi vaji esencialportokallit, sipas recetës së mëposhtme, sa herë që të keni mendime negative ose nuk po ndiheni mirë shpirtërisht, nuhasni vajin e portokallit, ose hidhni një pike te secili gisht i dorës dhe masazhoni “tëmthat” anash kokës…

Do ta shihni se shpejt do t’ju kthehet humori…

PËRBËRËSIT

Portokalle

Fare pak alkool

Kavanoz qelqi

PËRGATITJA
Hapi i parë në përgatitjen e vajit esencialportokallit është ta qëroni atë.

Pastrojeni mirë së brendshmi dhe së jashtmi.

Sa më shumë lëkura portokalli të përdorni aq më i përqëndruar do të jetë vaji esencial.

Si çdo vaj esencial, vlerat përftohen vetëm në një tretësirë alkooli.

Ju mund të përdorni pak raki, por edhe çdo pije alkoolike pa ngjyrë.

Ata që nuk përdorin alkool, mund ta përgatisin pa këtë përbërës, por esenca do të jetë më e zbutur.

Merrni një kavanoz qelqi me kapak.

Hidhini lëkurat e portokallit në kavanoz dhe shtoni alkool deri sa të mbulohen tërësisht.

Mbylleni kapakun dhe tundeni kavanozin me vrull për disa sekonda.

Më pas vendoseni kavanozin në një vend të errët e të freskët.

Lëkurat e portokalleve duhet të marinohen në pak alkool për të paktën një javë.

Gjatë këtyre ditëve, duhet ta tundni për disa sekonda që të përftoni sasinë më të madhe të mundshme të vajit esencial.

Pas një jave, kullojeni lëngun dhe hiqni lëkurat e portokalleve dhe mbetjet e tjera. Lëngun hidheni në një enë të pastër dhe vendoseni në një vend të ajrosur mirë që të avullojë alkooli.

Pas disa ditësh do të vini re që lëngu nuk mban më erë alkooli dhe kështu keni përftuar vajin esencialportokallit.

Hidheni në një kavanoz ose shishe dhe mbajeni në një vend të errët, duke ndihmuar në ruajtjen e të gjitha vlerave të tij. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2018, ora 16:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori