A e dini se si mund ta shmagni depresionin?
Depresioni është një fenomen që mund të shfaqet për shkaqe të shumta, të cilët janë si pasojë e lodhjes ose e mbarëvajtjes së jetës në përgjithësi.

Personat që vuajnë prej tij e kanë të vështirë kapërcimin, dhe luftën kundër tij. Vendosmëria është elementi më i mirë që do ju ndihmojë të fitoni betejën me depresionin, emocionet janë reflektimi i mendimeve tuaja, kur mendimet ndryshojnë, automatikisht ndryshojnë dhe emocionet.

Por nuk keni pse t’i luftoni mendimet negative dhe të shtrembëruara që përsëriten në mendjen tuaj. Në fakt, duhet të mësoni si të ndryshoni mënyrën e të menduarit. Ashtu si nata ndjek ditën, edhe emocionet do të marrin të njëjtën formë të shëndetshme dhe pozitive si mendimet tuaja.

Nëse dëshironi të ndiheni ndryshe, duhet të ndryshoni mendimet tuaja. Fillimisht shmangni mendimet negative, duke i zëvendësuar ato me mendime më emocionuese dhe kjo ka të bëjë me vetëbesimin pozitiv.

Sipas ligjit të vetëbesimit pozitiv i cili thotë se : “Rrota e ndryshimit, ndjek gjithmonë drejtimin që i jepni ju me anë të mendimeve tuaja”. Ju i drejtoni mendimet në drejtim pozitiv dhe në të ardhmen, do të ndodhin vetëm gjëra të mira. /albeu.com/

Shtuar më 01/04/2015, ora 16:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori