A e dini nga dallojnë Eau de Toilette dhe Eau de Parfum? (FOTO LAJM)

Pëlqej
Jeni adhurues të parfumeve dhe aromave të mira por e keni pasur të vështirë deri më sot të kuptoni dallimin mes një EDP-je dhe EDT-je, apo nëse parfumi është origjinal apo fallco?

Parfumet ndryshojnë nga njëri tjetri, bazuar në përqendrimin e përbërësve aromatikë në ujin e parfumit.

Përqindja e tyre tregon edhe kohën sa zgjat aroma e parfumit në trup.

Ajo zgjat kështu:

Eau fraîche: përqendrimi - 1% -3%, zgjat më pak se 2 orë

Eau de Cologne: përqendrimi - 2% -4%, zgjat deri në 2 orë

Eau de Toilette: përqendrimi - 5% -15%, zgjat deri në 4 orë

Eau de Parfum: përqendrimi - 15% -20%, zgjat deri në 5-6 orë

Parfum: përqendrimi - 20% -30%, zgjat deri në 10 orë

Normalisht, në bazë të përqendrimit dhe të sasisë, varion edhe çmimi.
Shtuar më 15/05/2018, ora 15:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori