A duhet ta përdorni uthullën e mollës për dietë?
Shumë persona e përdorin uthullën e mollës për të humbur peshë, por sa është e shëndetshme?

Në sasi të vogla, uthulla e mollës mundet të përdoret si pjesë e dietës për të humbur peshë, shkaku i nivelit të lartë të acidit acetik që ka në përmbajtje, shkruan “Health.Harvard”.

Sasia e duhur e përdorimit është një ose dy lug çaji para ose gjat konsumimit të ushqimit.

Me mijëra vjet uthulla e mollës është përdorur për të rritur fuqinë e organizmit, detoksifikim, si antibiotik etj. Edhe pse si antibiotik nuk përdoret më, tani është shumë e përdorur për humbje të peshës.

Testimet janë bërë edhe në kavje laboratori, dhe më pas edhe në njerëz. Personat që konsumuan një ose dy lugë uthull në ditë, humbën deri në dy kilogram më shumë se personat që nuk konsumuan fare.

Gjithashtu konsumimi i uthullësmollës ka rezultuar i shëndetshëm edhe për pacientët me diabet të tipit 2.

Anët negative të konsumit janë se nëse konsumohet direkt, mund të shkaktoj probleme në lukth, pra duhet të përdoret në sallatë ose në gjellë. Gjithashtu personat që perdorin medikamente për presion të lartë të gjakut, duhet ta shmangin përdorimin e uthullës.

Efekti i uthullësmollës nuk është aq i fuqishëm, prandaj vetëm në rastin se ne ndjekim një dietë të shëndetshme, vetëm atëherë mund të ketë një efekt pozitiv.
Shtuar më 26/10/2020, ora 12:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori