Nuk bën “tifo” për Berishën dhe PD, por Floriana Garo ja bën kafen vjehrrës me shumë dëshirë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka zbuluar ditën e sotme detaje nga jeta private dhe ajo profesionale. Në një intervistë në ‘Vila 24’, ish-moderatorja ka rrëfyer se me vjehrrën ka një marrëdhënie të shkëlqyer. Po ashtu, ajo tregoi se në mëngjes e pinë kafen së bashku, e se me shumë dëshirë ia përgatit.

“Kafen ia përgatis vjehrrës me shumë dëshirë”- tha Garo.

Ajo u ndal dhe tek jeta politike. Garo shprehu dëshirën që të ketë pozicione të tjera në Partinë Demokratike, duke mos përjashtuar mundësinë që të ketë dhe pozicione drejtuese.

Në intervista të mëparshme Floriana ka treguar se vjehrra e saj nuk është mbështetës e Berishës dhe se ka qendrime të ndryshme, për këtë arsye ajo nuk është dakord me postin e saj në PD, ndërsa bashkëshorti dhe prindërit e kanë mbështetur.