VIDEO/ Zbulohen qindra fidanë kanabis në Krujë, policia aksion në terren për kapjen e kultivuesve

Policia e Krujës ka gjetur sot 224 fidanë kanabis të kultivuar në kubikë, të cilët më pas i ka asgjesuar.

Unifotmat blu bëjnë me dije se shërbimet e Policisë, nëpërmjet dronëve, kanë evidentuar në një zonë të pyllëzuar të njësisë administrative Cudhi, në territorin e pyllëzuar të fshatit Cudhi, 2 shtetas në tentativë për të hedhur në tokë, fidanët kanabis që kishin të kultivuar në kubikë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe informacioneve të marra, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e njërit prej autorëve, konkretisht shtetasit L. M., 35 vjeç, banues në fshatin Cudhi.

Po punohet për identifikimin e shtetasit tjetër dhe kapjen e tyre.

Njoftimi i policisë

Krujë/Kontrolle intensive nga toka dhe ajri, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Kontrollet në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”. Në kontroll, 50 forca policore të Komisariatit të Policisë Krujë, forcat operacionale të DVP Durrës dhe 4 dronë.

Evidentohet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Asgjësohen 224 fidanë të kultivuar në kubikë .
Identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri nga autorët, vijon puna për identifikimin e autorit tjetër.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë ndjekjen në zonën e pyllëzuar, për kapjen dhe vënien e tyre në pranga. Shërbimet e Policisë, nëpërmjet dronëve, kanë evidentuar në një zonë të pyllëzuar të njësisë administrative Cudhi, në territorin e pyllëzuar të fshatit Cudhi, 2 shtetas në tentativë për të hedhur në tokë, fidanët kanabis që kishin të kultivuar në kubikë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe informacioneve të marra, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e njërit prej autorëve, konkretisht shtetasit L. M., 35 vjeç, banues në fshatin Cudhi.
Vijon puna për identifikimin e shtetasit tjetër dhe për kapjen e tyre. Operacioni vijon.

/AlbEu.com/