Përse u prish miqësia mes Don Xhonit dhe Butrint Imerit?

Mungesa e Don Xhonit në ditëlindjen e Butrint Imerit mori vëmendjen e të gjithëve. Butrinti organizoi një festë të madhe për 27-vjetorin e tij në Tiranë ku kishte të ftuar personazhe të shumta publike.

Mirëpo, nuk kaloi pa u vënë re mungesa e mikut të tij më të mirë. Por, jo vetëm kaq. Drama u shtua pasi në reperi nuk bëri asnjë urim publik për t’i uruar ditëlindjen Butrintit.

E për ata që këto detaje nuk thonë detyrimisht diçka, fill pas raportimeve dy djemtë nuk ndiqen më në Instagram. Ata kanë hequr njëri-tjetrin papritur në këtë platformë sociale.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes dy djemve që deri tani kanë qenë të pandarë dhe kanë treguar një miqësi shumë të ngushtë. Vetëm pak javë më parë Don Xhoni ishte në dasmën e vëllait të Butrintit prej nga ku shumë video të dy këngëtarëve duke kërcyer e kënduar u bënë virale.

Të jetë e gjitha një lëvizje marketingu? Fundja të tilla kemi parë shumë…


Shtuar 5.07.2023 15:44