“Do ta fus në borxh, do ta…”, publikohen bisedat, si Behar Bajri dhe Pëllumb Gjoka kërcënonin shefin e policisë

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me dosjen e operacionit “Metamorfoza”, ku si rezultat përfunduan pas hekurave biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish shefi i operacionales Oltion Bistri, prokurori i Kukësit Xhevahir Lita dhe 3 të tjerë, mes tyre Edmond Preka dhe Astmer Bilali.

Sot, gazetarja Anila Hoxha ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë nga dosja ku duket një komunikim mes biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajrit.

Ata duken të zemëruar pasi një drejtues policie ka nisur një grup vëzhgimi dhe në bisedë flasin për dikë më të lartë në radhët e policisë, të cilin siç duket e kanë në “radhët” e tyre.

Me një fjalor fyes ata planifikojnë ta largojnë nga Shkodra oficerin që i kishte shqetësuar.

“Ku ishim?

Ata dinë çdo gjë. Dinë se kur do lindë gruaja e kundërshtarit. Në cilin spital e ka shtruar dhe çfarë diagnoze ka. Ata gjurmojnë këdo që ju del kundër me një informacion 100, komentojnë prenë e radhës “i ka rënë nuri i vdekjes, është bërë i bukur”, ndërrojnë vrasjet si fanellat, flasin për shefa të kalbur të cilët i merr ne pyetje krimi. Ah po, konsiderojnë si zonë të sigurtë atentati dhe qytetin e nje ish deputeti, që është dora e tyre dhe nuk do ju hyje gjemb në këmbe.

Urime AMP, sot kishte arrestuar një polic 53 vjeç se ka bërë aksident dhe e ka nxjerrë me emër e mbiemër.

Mjaft me statistika!”, shkruan bashkangjitur pjesës së dosjes së publikuar gazetarja Anila Hoxha.