8 shenja në lëkurë që mund të paralajmërojnë për një sëmundje të rëndë
Lëkura është si një sistem alarmi për trupin, ku mund t’ju paralajmërojnë për lloje të ndryshme të problemeve shëndetësore. Kur diçka nuk shkon në organizëm, menjëherë fillojnë të shfaqen shenja jashtë trupit. Zbuloni 8 shenjat në lëkurë që paralajmërojnë për një problem të rëndë në trup.

Lëkurë e thatë

Gjatë muajve të verës zakonisht lëkura është e thatë për shkak të hidratimit. Por, nëse përveç tharjes dhe çarjes së lëkurës">lëkurës, përjetoni edhe simptoma të tilla si lodhje, kapsllëk dhe shtim në peshë, mund të keni një tiroide jo aktive (hipotiroidizëm), që mund të diagnostikohet me një analizë gjaku.

Sipas Qendrës Mjekësore Universitare të Marilandit, lëkura e thatë mund të jetë gjithashtu shenjë e mungesës së acidit yndyror omega 3, ku duhet të konsumoni më shumë ushqime të pasura me këtë lëndë ushqyese, si bajame, peshk, farat e lirit, produktet e sojës etj.


Skuqje të përhershme të lëkurës">lëkurës

Nëse dukeni sikur jeni të turpshëm 24 orë në 7 ditë, mund të jetë rosacea. Edhe pse nuk dihet akoma shkaku ekzakt i këtij problemi, ka faktorë që mund t’i përkeqësojnë simptomat, duke filluar nga moti i ftohtë, alkooli, ushqimet pikante dhe stresi. Përveçse duhet të rrini larg këtyre faktorëve, dermatologët rekomandojnë gjithashtu disa mjekime për të zbehur pak shenjat në fytyrë.


Nishane të vogla në lëkura

Nishanet e reja në lëkurë, si pikëla, shkaktohen nga ekspozimi i gjatë në diell. Ato janë një mënyrë për mbrojtjen e lëkurës">lëkurës nga dielli. Kur shfaqen nishane të reja në lëkurë ose një nishan ndryshon formë dhe ngjyrë, do të ishte mirë të bënit një kontroll tek dermatologu.

Akne të mëdha në fytyrë

Aknet zakonisht shfaqen kur jeni në stres ose para ciklit menstrual. Hormonet janë një ndër shkaqet kryesore të shfaqjes së akneve tek të rriturit, që janë zakonisht inflamatore dhe cistike, dhe shfaqen në të gjithë fytyrën dhe qafën.

Nëse mendoni se aknet janë si pasojë e ciklit menstrual, mjekja mund t’ju rekomandojë një ilaç për të parandaluar ose trajtuar aknet. Por, nëse ato nuk hiqen edhe pasi merrni mjekime, si dhe keni perioda të çrregullta, shfaqje të qimeve në trup dhe shtim në peshë, mund të jenë shenja të zmadhimit të vezoreve (sindroma e vezores policistike), që mund të diagnostikohet tek një endokrinolog.

Acarim të lëkurës">lëkurës, si plagë të lehta

Psoriaza është një patologji autoimune kronike, në përgjithësi e trashëgueshme, e cila mund të mbahet nën kontroll, por nuk zhduket asnjëherë plotësisht. Kjo sëmundje prek lëkurën, thonjtë dhe skalpin e kokës.

Ka disa faktorë që e acarojnë ose japin shpërthime të reja si: Infeksionet e ndryshme dhe kryesisht ato të grykëve,stresi emocional dhe fizik, përdorimi i pijeve alkoolike,disa medikamente.

Elemente psoriatike shfaqen në zonat ku vritemi, gërvishtemi ose në plagët postoperatore (fenomeni Koebner).

Patologjia ka mjekime specifike dhe kryesisht mjekime lokale, të cilat gjithmonë duhen të merren me rekomandim të mjekut dermatolog, në varësi të gjendjes, moshës dhe reagimit të patologjisë ndaj mjekimit. Në rastet kur patologjia është e përhapur përdoren mjekimet sistemike që kanë dhe efekte anësore, ndaj fillohen në përgjithësi në kushte spitalore për të parë reagimin e organizmit ndaj tyre. Së fundmi dhe në Shqipëri trajtimi i psoriazës bëhet dhe me medikamente biologjike, të cilat kanë më pak efekte anësore, por edhe përdorimi i tyre kërkon ndjekje të rreptë spitalore të pacientit.

Njerëzit me këtë gjendje janë më të rrezikuar që të zhvillojnë sëmundje të tilla si diabeti, tensioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Zbehje të lëkurës">lëkurës

Zbehja e lëkurës">lëkurës, mungesa e energjive dhe problemet me frymëmarrjen mund të jenë shenjë e anemisë Ato shkaktohen zakonisht si pasojë e mungesës së hekurit, që mund të trajtohen me suplemente të hekurit dhe duke konsumuar më shumë ushqime të pasura me këtë lëndë ushqyese.


Njolla të errëta në lëkurë

Njollat e errëta (si vija) në qafë, poshtë krahëve dhe në kofshë mund të jenë shenjë e një gjendje e quajtur “acanthosis nigricans”. Kjo gjendje mund të jetë shenjë e rezistencës së insulinës në trup, pararendës i diabetit të tipit 2.

Acarim dhe kruajtje të lëkurës">lëkurës

Ka një sërë arsyesh përse mund të keni acarim të lëkurës">lëkurës, ku më të zakonshmet janë alergjia ndaj një ushqimi që konsumoni, ndryshime në ambient, si pasojë e një detergjenti ose ilaçi. Mund të lehtësoni simptomat me antihistaminë oral, por nëse shenjat nuk ikin (2 javë ose më shumë), duhet të kontrolloheni për shkaqe të tjera, si infeksion ose kafshim nga një insekt, ose sëmundje të brendshme si sëmundja celiake, anemia dhe diabeti. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2018, ora 16:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori