8 orë, të mjaftueshme për gjumë
Gjumi është shumë i rëndësishëm për trupin e njeriut, pasi nëse fle aq sa duhet duket sikur je rigjallëruar dhe je gati për ditën që të vjen përpara.

Por sa orë gjumë duhet të flemë?

Teoritë për këtë çështje janë të ndryshme. Deri në fund të shekullit të kaluar, mendohej se mjaftonin 4 deri në 5 orë, por kërkimet që kishin çuar në këtë konkluzion nuk ishin të bindshme. Ndërkohë një studim më i kujdesshëm është kryer nga David Dinges, nga Laboratori i Kronobiologjisë në Universitetin e Pensilvanisë, i cili ka ekzaminuar një duzinë vullnetarësh për të parë se çfarë efektesh do të shkaktonte privimi i gjumit.

Së bashku me kolegun e tij, Hans van Dongen, Dinges, i ndau vullnetarët në tre grupe në bazë të numrit të orëve të gjumit në ditë për dy javë: në grupin me katër, shtatë dhe tetë orë gjumë. Përgjatë një dite, dy studiuesit kryen testin e vigjilencës psikomotorike te subjektet e mostrës, konsiderohet sistem i besueshëm për të vlerësuar të metat e gjumit.

Dinges në këtë mënyrë zbuloi se 8 orë gjumë janë ideale dhe rigjeneruese. Në fund të fundit, një gjumë i mirë u bën mirë të gjithëve, është i nevojshëm për të karikuar trupin dhe mendjen me energjinë e nevojshme për të përballuar jetën stresuese të çdo ditë.

Çfarë ndodh kur nuk flemë gjumë??


Kur nuk flemë për një natë:

-Lëkura “vuan”. Nëse nuk pushojmë mjaftueshëm lëkura jonë do të hakmerret. Për këtë fakt kur të zgjohemi në mëngjes do të kemi një çehre të zbehtë dhe sy të nxirë;

- Ekziston rreziku që të marrim vendime të gabuara. Pjesa e trurit që kontrollon logjikën, dorëzohet, ndaj është shumë më e lehtë që ne të bëjmë gabime;

- Rritet ndjeshmëria ndaj dhimbjeve. Pagjumësi shteron rezervat tona të serotoninës dhe kjo çon në një rritje të ndjeshmërisë së dhimbjeve të ndryshme;

- Bëhemi shumë nervozë. Lodhja mund të na çojë në një gjendje ankthi dhe nervozizmi në rritje.

Nëse nuk arrini të flini për disa net me radhë:

-Është e vështirë që të arrini të përqendroheni. Pas disa netëve pa gjumë, kapaciteti ynë i përqendrimit dëmtohet rëndë, madje edhe për të kryer detyra të thjeshta.

- Shfaqet rreziku për t’u sëmurur nga diabeti. Të humbasësh orë të shumta gjumi për disa ditë redukton aftësinë e mbajtjes së ekuilibrit të nivelit të sheqerit në gjak.

Mungesa e gjumit për një kohë të gjatë çon në:

-Obezitet. Pak gjumë shkakton ndryshime metabolike, të cilat grumbullojnë më lehtë yndyrën;

-Sëmundje kardiovaskulare

Pa bërë aspak pushim, muskujt e zemrës mbingarkohen; kjo mund të shkaktojë rritje të presionit të gjakut apo një trashje e muskujve të zemrës;

-Shqetësime psikologjike

Fjetja e paktë mund të shkaktojë luhatje humori dhe kjo është e lidhur me fillimin e depresionit;

-Ul ose shkatërron funksionin e sistemit imunitar; sistemi imunitar mund të ndalë së funksionuari në mënyrën më efikase. /albeu.com/
Shtuar më 01/05/2013, ora 17:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori