Protesta e opozitës, shoqërohen 3 persona, PD: Po shkelet e drejta kushtetuese e tubimeve

Tre persona janë shoqëruar në polici pas protestës së sotme të opozitës përpara Kryeministrisë.

Ndërkohë, deputetët demokratë janë nisur drejt komisariateve 1 dhe 2 në mbështetje të protestuesve që janë ndaluar.

Sipas PD-së, policia i ka ndaluar këta protestues në shkelje të së drejtës kushtetuese të protestës.

Tre protestuesit u shoqëruan pasi hodhën shashka dhe lëndë të tjera piroteknike drejt kryeministrisë, që çoi në ndalimin e tyre. /albeu.com

 


Shtuar 11.02.2023 16:02