Pasi u tha se janë ndarë, Xhensila i dedikon Besit fjalë zemre për Shën Valenin: Dashuria shëron çdo dhimbje

Sot është dita e të dashuruarëve dhe ku më shumë se në rrjetet sociale mund të shohim çifte të lumur.

Këtë Shën Valentin Xhensila Myrtezaji ka zgjedhur fjalë të spikatura zemrë për të uruar partnerin e saj, Bes Kallakun.

“Vallë a nuk është dashuria plot besim që arrinë t’i bëjë këto gjëra. Vallë a nuk është dashuria që të bën ta dëbosh të keqen? Vallë a nuk është dashuria që të bën të flasësh gjuhë të reja. Gjuhën e mirëkuptimit, të gëzimit, të paqes, të shpresës….? Vallë a nuk është dashuria që largon çdo dredhi, lëngatë e helm vdekjeprurës? Vallë a nuk është forca e dashurisë që shëron ço dhimbje të zemrës, madje dhe ato fizike? Prandaj urime të që e feston dashurinë, Bes Kallaku”, ka shkruar Xhesila.

Ky urim i Xhensilës vjen pas lajmeve se çifti janë ndarë dhe martesa e tyre nuk po fuksionon më. Ata hodhën poshtë këto fjalë menjëherë pas lajmeve dhe gjithashtu edhe në ditën e të dashururëve./albeu.com/


Shtuar 14.02.2023 11:01