U aksidentua në Greqi, familja e atletit shqiptar hap dyert e mortit, Denisi do të varroset në atdhe

Familja e atletit me origjinë shqiptare, Denis Gjura, po vajton humbjen e papritur të 25-vjeçarit, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së mërkurës, si pasojë e një aksidenti rrugor në Patra.

25-vjeçari shqiptar ishte duke udhëtuar, kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me trafikndarësen në Patra. Varrimi i Denisit do të zhvillohet nesër e shtunë, 18 mars në atdheun e tij në Shqipëri.

Miq dhe të afërm të hidhëruar nga vdekja e Denisit shprehen se i riu ishte i apasionuar pas sportit që në vogëli. Gjura kishte fituar gjashtë medalje në kampionatin panhelen.

“Atletika u bë më e varfër me humbjen e padrejtë të Denisit. Ai ishte i mrekullueshëm, ai punonte në mëngjes për të ndihmuar familjen e tij, ashtu si vëllai i tij Aurel, dhe pastaj të dy vinin në stërvitje,” tha trajneri i tij Giorgos Kouvaras./albeu.com/


Shtuar 17.03.2023 10:15