Dy tifozë të tjerë me lëndime të rënda, njërin e kanë rrahur kroatët me levë dhe e kanë djegur

Sipas një përditësimi nga PAE AEK, tre tifozë të Unionit, viktima të sulmit vrasës nga huliganët nga Kroacia, janë ende të shtruar në spital.

Sipas informacioneve nga PAE, njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe ndodhet në spitalin e Kryqit të Kuq.

Tifozi i pafat është 21 vjeç dhe ka hematoma të shumta në kokë nga goditjet, dhe 24 orët e ardhshme mjekët i cilësojnë si kritike.

Lëndime të rënda ka pësuar edhe tifozi i dytë i AEK-ut.

Tifozi për të shmangur kroatët e tërbuar, tentoi të fshihej në një kanal, por ata e pikasën dhe filluan ta rrahin me leva, por në të njëjtën kohë e dogjën me flakadan.

Ndërsa tifozi i tretë ka marrë goditje më të lehta në kokë.

Po ashtu, në të njëjtin spital po trajtohet edhe një tifoz kroat, i cili ruhej nga ELAS./Albeu.com./


Shtuar 8.08.2023 18:31